Rama braktis BE-në, zgjedh Vuçiçin dhe Ballkanin e Hapur
Edi Rama ka reaguar në lidhje me samitin e Brukselit që pritet të mbahet në datat 23 dhe 24 qershor.
Me një mesazh në Twitter, Rama shkruan se Bashkimi Europian është marrë peng nga Bullgaria.
Edhe pse nuk e thotë shkoqur që nuk do të shkojë në këtë samit, Rama në fund të mesazhit të tij shkruan se nuk ka çfarë të bëjë në këtë takim në Bruksel.
‘Sot diskutuam gjatë me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për samitin e ardhshëm të BE.
Duket se një tjetër ‘No,sorry!’ do të jetë ajo çka do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i mbajtur peng nga Bullgaria, nuk është ndonjë shfaqje e bukur për të parë.
Çfarë mbetet për t’u bërë atje?!’, shkruan Edi Rama në Twitter.
Siç duket, Edi Rama ka vendosur që të zgjedhë Aleksandër Vuçiçin dhe Ballkanin e Hapur, përpara Bashkimit Europian dhe Procesit të Berlinit, të iniciuar nga Gjermania.
We discussed today at length with Serbia's and North Macedonia's leaders about the upcoming EU Summit. It seems that another "No,sorry!" is gonna be what we will hear at the end! The whole Union kidnapped by Bulgaria it is not a good spectacle to watch! What to do there?!
— Edi Rama (@ediramaal) June 21, 2022