'Ideali shqiptar, kur Kosova dhe Çamëria martire të bashkohen me mëmën Shqipëri'

"Ideali Shqiptar do kurorzohet atëherë kur Kosova dhe Çamëria martire do bashkohen me mëmën Shqipëri"-  Ky paragraf veçohet nga dorëshkrimi i mëposhtëm i cili dokumenton një letër përshëndetëse dërguar nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare drejtuar Kryesisë së Këshillit Kombëtar me rastin e hapjes së Parlamentit.

Në këtë letër të publikuar nga Arkiva e shtetit, shprehet dëshira e madhe për plotësimin e aspiratave të popullit për bashkimin e Kosovës dhe Çamërisë me Shqipërinë. Dokumenti daton më 22/05/1921