EMRI/ I shumëkërkuar nga Turqia, kush është 41-vjeçari i arrestuar sot në Pogradec

Një 42-vjeçar, shtetas turk, është arrestuar në Pogradec. 

Salih Akkurt, banues në Konya, Turqi ishte i shumëkërkuar nga drejtësia turke, i dënuar me 21 vite burgim dhe i larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Ai u prangos në kuadër të operacionit 'Pojska', në vendin e quajtur '10 Dëshmorët e Pojskës', në Pogradec.

Këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer edhe 10 vite burgim për të shlyer.

 

42-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpol Tiranës është njoftuar nga Interpol Ankara, Turqi, se për këtë shtetas, më datë 05.05.2022, është lëshuar urdhër arresti nga Prokuroria e Izmirit, Turqi, në zbatim të vendimit nr. 2020/8992, të datës 30.12.2020, në bazë të të cilit, 42 vjeçari është dënuar me 21 vite, 10 muaj e 15 ditë burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vite e 1 ditë burgim, për veprat penale "Mashtrimi i rëndë duke përdorur sistemet informative, të bankave dhe kartave te kredit" dhe "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit", të parashikuara nga legjislacioni turk.

Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan çeqe në shuma të mëdha monetare.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Ankara, Turqi, dhe agjencitë ligjzbatuese vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Turqisë.