Horoskopi javor, mësoni surprizat që parashikojnë yjet për shenjën tuaj

Horoskopi javor, 27 Mars – 2 Prill 2017:

Dashi - Hëna e re në Dash këtë të hënë, bën që kjo të jetë dita më e mirë e vitit për këtë shenjë. Është koha për një fillim të ri në çdo fushë që ju duket e përshtatshme. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të hedhur në letër planet për ditët që do të vijnë, me sa më shumë detaje. Në të njëjtën kohë, gjatë javëve në vijim do ta gjeni veten duke u përpjekur për të bërë realitet ide që i keni përzemër. Nëse në to janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë, negocioni me ta me kujdes.

Demi – Nëse po mendoni për t’u marrë me ushtrime fizike, palestër,

vrap apo kurse kërcimi, kjo është java për t’ia nisur. Hëna e re në shenjë do t’ju inkurajojë që të eksploroni fusha të reja. Nëse i keni humbur shpresat për një projekt që ka mbetur pezull, mos u dëshpëroni. Pas një analize të kujdesshme do të shihni se ka ende mundësi për t’u shpëtuar.

Binjakët – Nëse keni vajtur në një vend të ri pune apo po mendoni për ta bërë një gjë të tillë, Hëna e re është konfirmimi se po bëni gjënë e duhur. Shumë shpejt do të ndjeni se keni ardhur në vendin e duhur dhe kjo do të bëjë që të krijoni marrëdhënie tepër të mira me ata që ju rrethojnë. Nga ana tjetër, kjo javë do t’ju gjejë duke u menduar e reflektuar për shumë gjëra.

Gaforrja – Këtë javë do t’ju shfaqet një oportunitet i mirë që lidhet me karrierën apo synimet që keni. Me Hënën e re prezente është e këshillueshme që ta ndiqni këtë mundësi. Shumë gjëra mund të ndryshojnë gjatë mesit të javës, por mos u shqetësoni. Aftësia për t’u përshtatur dhe për t’u përballur me sfidat do t’jua bëjë rrugën tepër të lehtë.

Luani – Është një javë e mirë për t’u angazhuar me gjëra të reja, pse jo një lëndë të re në shkollë, një trajnim në punë etj. Çdo gjë që do t’ju hapte horizontin për gjërat në përgjithësi është tepër pozitive. Kjo vlen edhe për jetën sentimentale. Njohje të reja do t’ju dalin përpara dhe këshilla më e mirë është që të eksploroni të gjitha mundësitë.

Virgjëresha – Hëna e re këtë të hënë do të shfaqë mundësi të reja pune e financiare. Shumë gjëra do të marrin një rrjedhë tjetër në jetën tuaj aktuale dhe më e mira që mund të bëni është që t’i përqafoni ato. Në fund të javës do të duhet të merrni një vendim tepër të rëndësishëm.

Peshorja – Do t’ju shfaqet mundësia për një fillim të ri në një marrëdhënie tepër të rëndësishme. Prezenca e hënës së re në shenjë ju inkurajon që ta bëni ju hapin i pari. Qoftë kjo marrëdhënie romatike, apo një lidhje e gjatë, ndryshimi që do të ndodhë këtë javë do t’i japë një kuptim të ri dhe një tjetër gjallëri marrëdhënies në fjalë.

Akrepi – Hëna e re tek të lindurit e Akrepit do të reflektojë një ndryshim në përditshmërinë e tyre. Ka ardhur koha për një ndryshim. Mungesa e energjisë dhe lodhja e këtyre kohëve është tregues tepër i mirë. Ndoshta do të bënit mirë ta nisnit me çështje që lidhet me shëndetin.

Shigjetari – Këtë javë do të keni mundësinë të merreni me një hobi apo pasion që e kishit lënë pasdore. Sa i përket aspektit financiar,

investimet e vogla mund të sjellin të ardhura të mira në një të ardhme, ndaj mos hiqni dorë prej tyre. Zhvendosja e Venusit në shenjë do të sjellë ndryshime në shtëpi e familje.

Bricjapi – Do të keni ndryshime në shtëpi këtë javë dhe kjo është diçka që po e mendoni prej kohësh. Duket se tani janë krijuar kushtet e përshtatshme, sidomos pasi edhe pjesëtarët e tjerë të familjes kanë rënë dakord. Gjithashtu, gjatë javës do të rivendosni kontakte me njerëz që kishit kohë pa i takuar.

Ujori – Në ditët që do të vijnë do t’ju shfaqen disa oportunitete të reja, por një në veçanti do të t’ju gëzojë pamasë. Megjithatë mos u hidhni me kokë dhe shihni të gjitha mundësitë, ashtu sikurse rreziqet, në mënyrë që të jeni të sigurt në hapat që do të hidhni. Java do të shoqërohet me biseda interesante, e në disa raste edhe me debate në shtëpi.

Peshqit – Ditët në vijim do të jenë një thirrje për të parë me kujdes financat e ndoshta për të bërë disa ndryshime për të përmirësuar gjendjen aktuale. Nëse vijoni me këtë ritëm, ju pret një periudhë e zymtë. Ide e mirë do të ishte që të merrni këshillën e dikujt që di ta menaxhojë paranë. Në këtë kohë të vështirë, çdo ndihmë është e mirë. /Klan/