7 muaj hetime/ Kush janë personat e arrestuar për trafik droge me Greqinë, mes tyre edhe një avokat

Një sasi prej 42 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa u sekuestrua nga Policia, në kuadër të një operacioni të nisur në fillim të muajit nëntor në rajonin e Korçës.

Operacioni i koduar “Restart” ka çuar në pranga edhe tre persona të tjerë, pjesë e një rrjeti të gjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek. Në kuadër të këtij operacioni është përfshirë edhe agjencia evropiane Frontex.

Arrestimet

Dy shtetas nga Elbasani dhe një tjetër nga Devolli u arrestuan të dielën, pasi u kapën nga Policia Kufitare e Kapshticës, duke transportuar në drejtim të shtetit grek sasinë prej 22 kg marijuanë. Në pranga përfunduan Leonard Hekurani, 41 vjeç nga Elbasani, dhe Zamir Sino, 65 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, kanë konstatuar dy shtetasit e mësipërm në afërsi të fshatit Dobranj, Devoll, dhe u kanë bërë me shenjë të ndalonin. Këta shtetas, porsa kanë parë shërbimet e Policisë në drejtim të tyre, kanë tentuar të largohen me vrap dhe kanë hedhur në tokë tri çanta të zeza. Forcat e Policisë Kufitare dhe ato të Frontex-it, janë vënë në ndjekje dhe bënë të mundur kapjen e ndalimin e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të çantave të tyre, u gjet një sasi prej 42 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sqaroi Policia. Më herët gjatë së dielës, një 22-vjeçar nga Elbasani përfundoi gjithashtu në pranga. Fatjon Islami udhëtonte me një automjet tip “Volksëagen” drejt Greqisë, ku u konstatua 1 çantë sport ive e zezë, brenda së cilës u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 1 pako tjetër me peshë 550 gramë kanabis në formë çokollate.

Si nisi operacioni

Me arrestimet e djeshme, ka shkuar në 22 numri i personave të arrestuar, ndërsa janë sekuestruar plot 535.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 550 gramë kanabis në formë çokollate. Grupi i trafikut transportonte drejt Greqisë kanabisin e prodhuar në Shqipëri. Faza e parë e operacionit nisi më 7 nëntor të vitit të shkuar, kur Policia arrestoi katër persona, tre prej të cilëve me precedentë penalë, të cilët i konsideroi “Grup i strukturuar kriminal” në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të parë, u sekuestruan 114 kg drogë, 1 armë sportive, 4 automjete, si dhe 1 presë që shërbente për paketimin e lëndës narkotike. Fillimisht u kap avokati Joni Mosku (me precedentë), duke trafikuar me makinën e tij tip “Opel Meriva”, një sasi prej 66 kg kanabis nga Pika Kufitare e Goricës.

Pas një kontrolli në një magazinë, u gjet edhe sasia prej 48 kg në pronësi të 29-vjeçarit Ligor Romaçka (me precedent). Nga hetimet, në këtë veeracionit, këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të një lokali, me 20 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, një automjet, 10 aparate celulare, si dhe 1250 euro”, sqaron Policia.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. primtari ishte i përfshirë edhe Idriz Menaj dhe Albion Çiko, ky i fundit në arrest shtëpie, por trafikonte drogë. Më 12 dhjetor, në kuadër të operacionit, u sekuestruan edhe 73 kg kanabis, të fshehur brenda një automjeti tip “Mazda”, që drejtohej nga shtetasi Gjergji Mollanji, i cili tentoi ta trafikonte drejt Greqisë.

Tri ditë më vonë u arrestuan edhe shtetasit Sokol Kadilli dhe Ergis Fidani, ndërsa u kapën edhe 65 kg kanabis. Më 16 shkurt u zhvillua një tjetër operacion duke u sekuestruar 70 kg kanabis.