Rihapen pas 10 vitesh doktoraturat/ Flasin ekspertët: Shumica plagjiaturë

Pas 10 vitesh janë rihapur doktoraturat në Shqipëri.

Sipas ekspertëve, pranimi i një numri të madh studentësh për ciklin e tretë e të studimeve, pa kushte dhe cilësi është thjesht një pazar  i turpshëm.

Nga 203 aplikantë për të ndjekur Doktoraturën në Shkencat Ekonomike janë shpallur 119 fitues. Vakanca prej 10 vitesh në këtë drejtim sipas dekanit të fakultetit Dhori Kule ka shërbyer si fazë pregaditore për të rritur cilësinë dhe efektshmërinë e këtyre punimeve.

Fakulteti i Ekonomisë, pas 10 vitesh ndalesë shpalli fituesit e programit të doktoraturës. Vetëm më pak se 50% e atyre që aplikuan do të ndjekin studimet e Ciklit të Tretë në Shkencat Ekonomike.

Dekani i Universitetit Dhori Kule thekson rëndësinë e kthimit të këtij programi.

“Në kuadrin e marrëveshjeve, bashkëpunimet që kemi  me institucionet e tjera, me institucionet e shtetit, INSTAT, me sistemin bankar. Pra është një parapërgatitje nga strukturat e Fakultetit Ekonomik, për të siguruar sukses.”

Të ftuar në 'Kafe Shqeto' për të folur më shumë rreth kësaj teme ishin Taulant Muka, pedagog dhe Qemal Çejku ekspert i arsimit.

 Çejku tregoi se pavarësisht se doktoratura është mjaft e rendësishme për kualifikimet shkencore, dyshimet mbi nivelin studimor të saj i zbehin asaj rëndësinë.

“Lajmi i mirë është që në strukturën e kualifikimit shkencor dhe akademik është e domosdoshme një dinamikë për kualifikimet.

Dhe kur bëhet fjalë për kualifikimet, doktoratura është gjithmonë një lajm i mirë. Por ne mendojme çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve duhet të ulemi të diksutojmë.

Ne kemi 11 vite me këto studime të nivelit të tretë dytë mbyllur dhe tani që ka filluar nuk e dimë çfarë është rregulluar nga problemet që kishte kur u mbyll.

Z. Dule nuk na ka thenë kush do jenë fushta e studimit, sepse në gjithë këto vitë që kemi diplomuar doktorantë nuk dimë cili është produkti i tyre. E para si është ardhur deri te kjo diplomë dhe se ku i është dashur shoqërisë shqiptare studimi i këtij doktoranti", u shpreh Çejku.

Ndërsa Muka tregoi se skandalet me doktoraturën nuk kanë qenë të pakta dhe se shumica prej tyre janë plagjiature.

“Ka pasur shumë skandale në lidhje me produktin shkencor kur përfshihen doikotraturat. Ka pasur abuzime, që kanë treguar se këto doktoratura jo vetëm që nuk kanë asnjë kontribut në aspektin shkencor, social, ekonomik por janë dhe plagjiaturë dhe nuk ka një investigim, hetim apo përgjegjësi nga ana e arsimit të lartë për të parë se ku ishin problemet.

Në çdo vend të botës doktoranti paguhet merr njeh rrogë dhe i jepet akses në një zyrë a kompjuter, tek revistat shkencore etj me qëllim qe të bëjë studimin, dhe në Shqipëri nodh krejt e kundërta,  një i ri apo e re që do të vazhdojë këtë studim akademik, do të pagujë rreth 4 a 5 milionë lekë për të bërë doktoraturën dhe nga ana tjetër duhet të paguajë të gjitha shpenzimet për të pasur askses në kompjuter, internet etj etj" tregoi ai.