Kapet 1 ton kanabis në Vlorë, trafikantët braktisin gomonen

Një trafik droge drejt Italisë ka mbetur në tentativë, teksa janë zbuluar nga policia.

Uniformat blu kanë sekuestruar një gomone në Karaburun të Vlorës, e cila do të nisej drejt brigjeve italiane.

Në mjetin lundrues u gjetën rreth 1 ton kanabis sativa të paketuara. Lënda narkotike pritet të peshohet për të mësuar peshën e saktë të sasisë së kanabisit.

Sapo panë forcat e policisë, trafikantët braktisën gomonen dhe u larguan me këmbë. Ata janë shpallur në kërkim.