Qëndrimi filoserb i Ramës/ Berisha: Asnjë rritje e bizneseve nga Kosova

Në një kohë kur qeveria shqiptare propagandon me zhurmë sot, mbajtjen e mbledhjes së tetë të përbashkët me qeverinë e Kosovës dhe nënshkrimin e një tufe të re marrëveshjesh në Prishtinë, Kryetari i PD-së, Sali Berisha e ka fashitur tymnajën me ngjyra duke publikuar një tregues të thjeshtë grafik me një shpjegim konciz:

“Asnjë rritje të bizneseve nga Kosova në 5 vitet e fundit në Shqipëri. Rezultat i qëndrimit filoserb dhe jomiqësor të Edi Ramës ndaj Kosovës”, shkroi Berisha në Fb.