Filmat e komunizmit/ Agron Tufa tregon live SMS-në kërcënuese: O bastard...

Shkrimtari Agron Tufa ka treguar live në emision një prej SMS kërcënuese që ka marrë pas nismës së tij për të ndaluar filmat e kohës së komunizmit.

I ftuar në emisionin “Njerëz në Fokus” në News24, Tufa theksoi gjithashtu se do t’i shkojë deri në fund nismës së tij.

“O bastardo ti akoma me luftën e klasave merresh? Nëse e vuajtëm ne të moshuarit pse ta vuajnë dhe fëmijët tanë? Filmat janë pasqyrë e vuajtjeve të baballarëve tanë që luftuan gjatë luftës së dytë për çlirimin e Atdheut”.

Ky ishte mesazhi kërcënues që ka marrë Agron Tufa, i cili është edhe drejtor i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit.