Gjendet i pajetë në banesë 43-vjeçari në Tiranë

Është gjetur ditën e sotme një person i pajetë në Tiranë.

Nga burimet zyrtare mësohet se 43 vjeçari, me iniciale A.S, jetonte vetëm.

Sipas grupit hetimor, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij, çfarë ngjall dyshimet për një vdekje nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2022, në rrugën "Sali Nivica", në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.