Harta e re gjyqësore, vijon bojkoti i avokatëve! Lezha e Gjirokastra e zgjasin me 1 javë

Pas bojkotit të seancave gjyqësore, avokatët në të gjithë vendin paralajmërojnë për protesta. Mos reagimi i KLGJ për hartën e re gjyqësore pas kërkesës së avokatëve po fut në kolaps drejtësinë. Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë deklaron se përveç se bojkotit të seancave do të ketë edhe bojkot të masave të sigurisë duke paralizuar kështu gjykatat.

Pas Shkodrës, Vlorës dhe Fierit, avokatët e qarkut Lezhë dhe Gjirokastër do të vijojnë bojkotin  e seancave gjyqësore, pasi kundërshtojnë hartën e re gjyqësore që redukton numrin e gjykatave.

Nga data 20 deri ne 24 qershor, avokatët e Lezhës, nuk do të marrin pjesë në seancat gjyqësore civile, penale, administrative nё tё tre Gjykatat e Rretheve Gjyqёsore qё pёrfshin juridiksioni i Dhomёs Vendore tё Avokatisё Lezhё, si dhe Gjykatёn e Apelit Shkodёr dhe Tiranё.

Kësaj radhe reagimin e tyre e kanë përshkallezuar, duket bojoktuar edhe masat e sigurisë për dy ditë, 20 dhe 21 qershor.

Me hartën e re gjyqësore të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, Dhomёs Vendore Lezhё i mbyllen dy Gjykata tё shkallёs sё parё, Gjykata e Krujёs dhe ajo e Kurbinit. Në një deklaratë për mediat, kreu i dhomës vendore të avokatisë Lezhë, Elton Laska shprehu keqardhjen se autoritetet vendore por edhe politike në Lezhe kanë injoruar këtë vendim.

Të ndodhur përballë kësaj situate, Dhoma Vendore e Avokatisë Lezhë do të organizojnë protestё ditёn e martë datё 21 Qershor nё qytetin e Lezhёs, ditёn e mërkurë 22 Qershor nё qytetin e Laçit, dhe ditёn e enjte 23 Qershor nё qytetin e Krujës duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen.

Edhe  Dhoma e Avokatisë në qarkun Gjirokastër vendosi të vijojë bojoktin e seancave nga dita e hënë e përgjatë gjithë javës.

Brenda javës do të caktohet nëse do të bojkotohen edhe masat e arrestit apo jo. Në Qarkun e Gjirokastrës sipas riorganizimit të ri, do të ngelet vetëm një gjykatë, ajo e Shkallës së Parë ndërkohë që shkrihet Gjykata e Faktit në Përmet, Gjykata Administrative dhe Gjykata e Apelit.