Zinedine Zidane thyen heshtjen dhe flet për të ardhmen e tij

Por çfarë do të bëjë Zinedine Zidane sezonin e ardhshëm? Pa një klub që nga largimi nga Real Madridit në vitin 2021, Kampioni i Botës 1998 mbetet në listën për të marrë drejtimin e PSG-së dhe për të zëvendësuar Mauricio Pochettino . Përveç kësaj, ish-mesfushori është gjithashtu në diskutime për të zëvendësuar Didier Deschamps në stolin e Kombëtares franceze, pas Botërorit 2022.

 

Dy mundësi të mëdha, të cilat ende nuk i ka shfrytëzuar. Mëngjesin e kësaj të diele, gjatë një interviste në TF1, Zizu, i cili më 23 qershor do të mbush 50 vjeç, ka pranuar se dëshiron të rifillonte punë sa më shpejt. “Mendoj se kam ende gjëra për të sjellë në futboll. Unë dua të vazhdoj përsëri të trajnoj në futboll. Është pasioni im”, tha Zidane, pa treguar më shumë.