Kajmaku bënte i qetë trafik me figura të larta të PS/ Gazetarja: Ja pse po dekonspiron policia shqiptare!

Gazetarja shqiptare, e cila raporton nga Italia, Alba Kepi, reagoi pas lajmit të një gazete të njohur italiane, se Agim Kajmaku ka trafikuar qindra kg me kokainë.

Sipas Il Resto del Carlino, në rrjetin e Kajmakut mund të jenë të përfshirë figura të larta të PS-së së Edi Ramës.

“Edhe kjo një tjetër e vërtetë e gënjeshtrave lakuriqe të pushtetit!

Agim Kajmaku, i shpallur në kërkim prej 2019 nga shteti shqiptar, 5 ditë para kapjes me 20 kg kokainë kishte udhëtuar i qetë nga Tirana në Ankona!

Bashkëshortes së tij i është gjetur një llogari bankare me 2 milionë dollarë.

Në këtë trafik kokaine që kryhej nga Vendet e Ulëta drejt Italisë dhe Evropës, mund të jenë përfshirë emra politikanësh të tjerë shqiptarë me mbështetjen e krimit të organizuar shqiptar!

Lajmi për kapjen e tij ka dalë nga autoritetet shqiptare. Nga prokuroria italiane e autoritetet policore italiane nuk është shpërndarë asnjë komunikim, as foto e video e me shumë gjasa kjo lëvizje konspiruese nga pala shqiptare është një faull në portën e tyre për të vënë duart para, në diçka që ju djeg fort!

Narkoshteti e narkopushteti gënjeshtrat e arrogancën ndaj shqiptarëve dhe botës, ta përdorin brenda mureve me drogë e para të pista, të shtëpive të ministrave, deputetëve e bandave që i kanë financuar pushtetin!

Për të vërtetën jeni veç horra!” shkruan ajo.