'Nuk më vjen turp të punoj arat me prindërit' rrëfimi i veçantë i kroatit të Serisë A: Nuk jam tipi që...

Martin Erliç është një nga elementet që ka spikatur këtë sezon në Serinë A. Futbollisti kroat ishte shok skuadre me Rei Manajn në radhët e Specias, ndërsa këtë verë rikthehet te Sasuolo pas përfundimit të huazimit. Mbrojtësi ballkanas ka rrëfyer për “Sport Week“ jetën e tij. Megjithëse tashmë merr milionat me profesionin e tij, Erliç mbetet modest dhe me këmbë në tokë. Kroati tregon se ka lindur në një fermë mes pulave dhe derrave, ku ende kthehet sa herë përfundon kampionati për të ndihmuar prindërit e tij të punojnë tokën.

“Jam i 1998-s. Lu.fta në ish-Jugosllavi kishte përfunduar, mbetën vetëm rrënoja. Shtëpia e prindërve të mi ishte shkatërruar nga një bom.bë, kështu që ata u vendosën në stallën ku mbanin kafshët. Unë kam lindur atje, mes pulave dhe derrave. Ne qëndruam atje për dy ose tre vjet përpara se babai të rindërtonte shtëpinë tonë tullë më tullë. Vij nga një familje fermere. Nuk e di si ngrihet babai sot në 4 të mëngjesit për të punuar tokën dhe kthehet në perëndim të diellit. (S.Ekspres)