Verstappen fiton provat zyrtare në Montrealin me shi, Leclerc e nis nga fundi

Holandezi Max Verstappen i Red Bull ishte më i shpejti në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Kanadasë në Montreal, ndërsa  rivali i tij më i madh për titullin, Charles Leclerc i Ferrarit, do të nisë garën nga vendi i fundit.

Kampioni aktual i botës në Formula 1 fitoi pole-possition mbrëmjen e djeshme në Montrealin me shi.

Ferrari, nga ana tjetër,  u detyrua të zëvendësonin komponentin e kontrollit elektronik në makinën Leclerc.

Siç e kanë bërë tashmë për herë të tretë këtë sezon, kjo automatikisht sjell një dënim për garën e sotme në të cilën fituesi i vendit të tretë në renditjen e përgjithshme të pilotëve do të duhet të fillojë i fundit.

Në dy rreshtat e parë janë dy spanjollët Fernando Alonso (Alpine) dhe Carlos Sainz (Ferrari), ndërsa në vendin e katërt është britaniku Lewis Hamilton i Mercedes.

I dyti në renditjen e përgjithshme Sergio Perez i Red Bull ka ngecur në barriera dhe do të startojë si i 13-ti.

Kujtojmë, gara në Montreal zhvillohet sonte nga ora 20:00.