VIDEO/ 50 mijë njerëz në shesh! Protesta në Shkup nga opozita kundër deklaratës së Edi Ramës

Protesta në Maqedoninë e Veriut nga opozita kundër deklaratës së Rames për Kryeministrin e Bullgarisë Perëndimore.

Janë më shumë se 50 mijë mbështetës të opozitës maqedonase në këtë protestë kundër Edi Ramës dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

Gjatë takimit të Selanikut, Edi Rama e prezantoi kryeministrin maqedonas, Kovaçevski si kryeministër të Bullgarisë Perëndimore. 

Kjo deklaratë e Ramës, e quajtur prej tij si batutë, ndezi tensionet politike në Shkup, nga ana e opozitës, të cilët kanë nisur protestat.