Mbytet një grua në liqenin e Butrintit

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në vendin tonë, pasi në liqenin e Butrintit, një grua 70 vjeçare dyshohet se është mbytur aksidentalisht.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur "Manastiri", Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Butrintit, shtetasja V. B., rreth 70 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Sarandë/ Informacion paraprak

Më datë 16.06.2022, rreth orës 14:17, në vendin e quajtur "Manastiri", Ksamil, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Butrintit, shtetasja V. B., rreth 70 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes