Matic pas nënshkrimit me Romën: Nuk është e lehtë të punosh me Mourinhon, por ai është arsyeja pse erdha
Mbrojtësi, Nemanja Matic u bë zyrtarisht lojtar i Romës dhe në intervistën e tij të parë ka folur për klubin e ri dhe trajnerin Jose Mourinho, me të cilin njihen dhe më parë.
Matic u transferua te Roma si lojtar i lirë pas largimit nga Manchester United dhe trajneri i tij do të jetë sërish Jose Mourinho.
“ Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e këtij klubi të madh. Përshtypjet e para janë të shkëlqyera, mezi pres të stërvitem me ekipin. Roma është një klub i madh dhe të gjithë e dinë që kam punuar me trajnerin Jose Mourinho me të cilin kam një marrëdhënie të mirë. Roma është një klub i madh me një ushtri tifozësh dhe ata luajnë në një kampionat mjaft të bukur. Vendimi nuk ishte aq i vështirë," tha Matic.
Ai ka pranuar se bashkëpunimi me portugezin nuk është i lehtë, por pohon se është trajneri që dëshiron.
"Të punosh me Mourinhon nuk është gjithmonë e lehtë, ndonjëherë është e vështirë. Ai është një njeri fitues, përfaqëson gjithçka që dua nga trajneri im sepse më pëlqen të fitoj. Ai është një fitues dhe e transferon atë energji te lojtarët. Mezi pres të punoj. Me ekipin dhe Mourinhon, shpresoj që të arrijmë gjëra të mëdha së bashku”, tha Matic.
Ai më parë ka luajtur për Manchester United, Chelsea, Benfica, Vitesse, Kosice dhe Kolubara.