E paqartë maxhoranca qeverisëse: grupimi Makron dhe koalicioni i majtë shumë pranë..

1. Pas zgjedhjeve presidenciale të fituara nga Makron në raundin e dytë, të dielën në 12 qershor u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ende asnjë fitues, prandaj pritet raundi i dytë. ‘Fituesi’ i madh i këtyre zgjedhjeve konsiderohet ‘abstenimi’ që arriti vlerën rekord në historinë e zgjedhjeve të përgjithshme në Francë me 52,49 përqind abstenim...

Asambleja parlamentare e Francës apo parlamenti francez përbëhet nga 577 deputetë të shpërndarë në 577 zona zgjedhore një-emërore dhe maxhoranca absolute sigurohet me 289 vende në parlament.

2. Grupimi i parë i kryesuar nga presidenti Makron i quajtur ‘Së bashku’ ka mundur të fitojë vetëm 25,75 % të votave i ndjekur nga shumë afër nga koalicioni i ‘majtë’ i socialistëve, ekologjistëve dhe bashkimi popullor i quajtur NUPES, i drejtuar nga politikani Zhan Lyk Melanshon, me 25,66 përqind të votave ose vetëm rreth 0,19 përqind të votave më pak se grupimi Makron.

Partia e Marie Le Pen, e cilësuar e ekstremit të djathtë apo e Grumbullimit Kombëtar (RN) ka mundur të fitojë vendin e tretë me 18,68 përqind të votave. Republikanët e djathtë, ish-partia e Sarkozisë është në vendin e katërt me 10,42 përqind të votave...

Të tjerat kanë marrë më pak se 5 përqind të votave..

3. E reja e këtyre zgjedhjeve është se drejtuesi i koalicionit të majtë Zhan Lyk Melanshon ka akuzuar se ministri i Brendshëm, Gerard Darmanin, i vendosur me parë në qendër të akuzave për keqmenaxhimin e ngjarjeve të lidhura ma ndeshjen e futbollit Real Madrid me Liverpul të luajtur në Paris, ka ‘tentuar të manipulojë shifrat e zgjedhjeve’ në disa zona zgjedhore. Duke e kthyer Francën në një ‘republikë bananesh’ gjë që ka tronditur rëndë opinionin publik francez sepse një akuzë e tillë del për herë të parë në Francë...

4. Asnjë parti apo grupim politik nuk ka mundur të sigurojë shumicën absolute të deputetëve në raundin e parë të zgjedhjeve duke e lënë të hapur betejën për formimin e qeverisë së ardhshme për në raundin e dytë. Gjë që do të varet shumë nga niveli i abstenimit dhe ‘marrëveshjet’ eventuale mes grupimeve politike... ndërkohë që dihet se mes grupimit të Makron, të Melanshonit dhe të Le Pen nuk do të ketë asnjë ‘marrëveshje’ paraprake madje sic janë shprehur drejtuesit e këtyre grupimeve situata duket e tensionuar mes tyre deri ‘konfliktuale’...

5. ‘Ylli’ i zgjedhjeve presidenciale, gazetari i ‘ekstremit të djathtë’ Eric Zemmour është eliminuar që në raundin e parë dhe nuk ka asnjë shans të zgjidhet deputet, ndërkohë që partia e tij ‘Rifitoj/reconquete’ ka grumbulluar vetëm 4,24 përqind të votave duke rrezikuar të mbetet jashtë parlamentit...

6. Meqenëse grupimi Makron ‘Së bashku’ është i shpërndarë në mënyrë homogjene në të gjithë Francës ndërkohë që koalicioni i majtë NUPES është i përqendruar vetëm në disa zona elektorale, kryesisht në qytetet e mëdha, shanset e grupimi Makron për të fituar më shumë mandate në të gjithë Francën janë më të mëdha sesa ato të NUPES të drejtuar nga Melanshon...

Për të penguar grupimin Makron që të arrijë maxhorancën absolute në parlament pra në mënyrë që i vetëm të mund të krijojë qeverinë, koalicioni i majtë NUPES do të tentojë në raundin e dytë të nxisë rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje meqenëse abstenimi i madh në raundin e parë vlerësohet të ishte kryesisht nga ‘bashkimet popullore’ dhe ‘të rinjtë’ që supozohet se votojnë për NUPES...

7. Sipas sondazheve për Grupimin Makron projektohen 255-297 vende në parlament (gjysma e 577 është 289) pra ende i ka të gjithë shanset të sigurojë maxhorancën absolute për të formuar e vetme qeverinë e saj ndërkohë që për koalicionin e majtë NUPES projektohen 150-190 deputetë duke e shndërruar këtë koalicion në forcën e parë opozitare. Ndërkohë që drejtuesi i saj Melanshon po përpiqet të pengojë fitimin në raundin e dytë të maxhorancës absolute nga grupimi Makron...