Françesk Radi rëndë, Tefta Radi kërkon ndihmë nga shteti: Ju lutem, ta dërgojmë jashtë shtetit

Kantautori i njohur shqiptar Francesk Radi ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e QSUT-së, pasi ka pësuar hemorragji cerebrale. Gjendja e tij paraqitet shumë e rëndë, ndërkohë që nga familja e tij vjen një apel për ndihmë. Bashkëshortja e artistit, spikerja e njohur ikonë e ekranit shqiptar, Tefta Radi ka kërkuar ndihmën e autoriteteve shtetërore për ta dërguar jashtë shtetit për një mjekim më të specializuar.

“Gjendja e tij është shumë e rëndë. Nëse autoritetet kanë mundësit për ta dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar ju lutem ta bëjnë”, tha mes lotësh Tefta Radi e kontaktuar nga Ora News.