Argjira Spanca revoltohet gjatë debatit me të ftuarën në studio dhe kërkon të largohet

Në studion e “E Diell” situata e debatit mes moderatorëve dhe të ftuarve ditën e djeshme nuk shkoi siç duhet pasi diskutimi mes Argjira Spancës dhe të ftuarës Amber agravoi duke bërë që moderatorja të largohej nga studio.
Tema e diskutimit u bë shkas që Argjira mos të donte të ishte pjesë e bisedës. Në studio po flitej rreth ndërhyrjeve estetike që femrat së fundmi po bëjnë tek vetja e tyre duke dashur të duken mirë gjithmonë, sipas të ftuarës Amber femrat varen plotësisht nga meshkujt dhe e mbajnë veten për ta duan të duken bukur vetëm për meshkujt.

Kjo përgjigje bëri që Argjira të revoltohet duke refuzuar një përgjigje të tilla pasi ajo u shpreh se në radhë të parë ajo e mban veten për veten e saj të duket dhe ndihet mirë pastaj për partnerin që ka në krah.

Ky diskutim vazhdoi nga të dyja palët ku secila jepte argumentet e veta se pse mendonin në këtë mënyrë.
Në një moment të diskutimit moderatorja çohet për të lënë studion duke thënë se nuk donte të ishte më pjesë e atij diskutimi pasi sipas saj po paragjykoheshin shumë njerëz. Por ndërhyrja e Edi Manushit bëri që ajo të rikthehej sërish në vendin e saj për ta çuar deri në fund këtë diskutim.