VIDEO-SYRI TV/ Elbasan: Punonjësit e inceneratorit në protestë për pagat

Punonjësit e inceneratorit të Elbasanit kanë protestuar përsëri këtë të hënë, për shkak se nuk janë shlyer pagat e prapambetura.

Sipas punonjësve, kompania Albtek ende nuk u ka dhënë pagën e muajit mars.

Një tjetër problem për punonjësit është dhe ulja e nivelit të pagës, pasi inceneratori ka kaluar në pronësi dhe administrim të shtatë bashkive të qarkut të Elbasanit.

Sipas punëtorëve, nga 340 mijë lek që merrnin më parë, tashmë paga është ulur në nivelin e 290 mijë lekëve.

Punëtorët kërkojnë pagën, pasi sipas tyre është e vetmja e ardhur për të mbajtur familjet.