VIDEO/ Erdogan nuk bën foto me gazetarët nga Bosnja për shkak të një cigareje

Një delegacion gazetarësh nga Bosnja dhe Hercegovina kishin ishin  javën e kaluar në një vizitë zyrtare në Turqi.

Ata morën  pjesë në një ceremoninë e 102 vjetorit të Betejës së Gallipolit e cila u ndoq edhe nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Por sipas mediave boshnjake, në një moment, gazetarët nga Bosnja dhe Hercegovina kanë dashur të bëjnë një foto me presidentin Erdogan.

Presideni u bë gati por vetëm pak sekonda me vonë ndryshoi mendje, sepse një nga kameramanët po pinte cigare.

“Me një cigare në gojë?”, tha duke nënqeshur Erdogan, dhe u largua./SYRI.net/