Ardian Bujupi dhe Sabrine shfaqen krah njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë

U përfolën për një ndarje të mundshme mes tyre por mbetën në kuadrin e zërave vetëm,pasi Ardian Bujupi dhe e dashura e tij Sabrine duken më të lumtur se kurrë krah njëri-tjetrit.

Këtë gjë ata nuk kanë nguruar ta tregojnë përpara gjithë botës ku ndërmjet videove të ndryshme që postojnë në Tik Tok kanë pohuar marrëdhënien e bukur të dashurisë që kanë, po ashtu të dy janë kërcimtarë dhe performues shumë të mirë.
Në video të ndryshme të Tik Tok-ut Ardiani dhe Sabine shfaqen gjithmonë bashkë, madje ata nuk harrojë të jenë bashkë edhe videoklipin e fundit të këngëtarit me titullin “Lotto”, teksa shfaqen duke kërcyer afër njëri-tjetrit.
E dashura e tij shfaqet krah këngëtarit në çdo moment të sukseseve të tij profesionale apo qoftë dhe në skenë duke e mbështetur atë.