Zgjidhje e krizës për zgjedhjet e lira

Kriza politike si krizë logjike!

Zgjidhje e krizës për zgjedhjet e lira?! Duhet një qeveri dhe ligj zgjedhor, që të mos plotësonte as ndonjë ëndërr opozitare për t'i marrë zgjedhjet në tavolinë qysh më parë dhe po ashtu të mos lejonte forcat qeveritare të benin presion mbi gjyhnaqarët për t'ua marrë votat si përherë me përdhunë.

Është e mundur? Po si jo! Krejtësisht! Me një fjalë, duhet një qeveri që edhe opozita të thotë për të se është teknike, pra, se ia ka arritur qëllimit dhe shumica të thotë hohoho, nuk ceduam para kërkesës për qeveri teknike, pra, të pretendojë se qeveria e re që do të vinte nuk do të ishte teknike.

A është e mundur? Krejtësisht e mundur! Por kjo do të kërkonte të mendohej me logjika të tipit continuum dhe jo të tipit aristotelian, me pole logjike përjashtuese. Por këto logjika continuum, universitetet shqiptare nuk i njohin, tradita jo e jo, politika është larg tyre, analistët - eh analistët...

Po thoni o njerëz, se ju ndihmojmë ne universitarët, ua japim zgjidhjen gati në tavolinë. Pse robtoheni, robtoni Shqipërinë, na lodhni kot!

Mos hezitoni a derëbardhë! Tani, sepse pas dhjetë ditësh - e ka marrë ferra, uratën!

Nuk doni? Si të doni! Por, mos thoni pastaj: Përse nuk na thatë?!

Kriza politike është më së pari, krizë logjike!