‘E përjetuam shumë rëndë’ Arjan Konomi tregon momentin më të vështirë në ‘Përputhen’

Në këtë transmetim të fundit të emsionit “Përputhen” Arjan Konomi dhe Bora Zemani janë shfaqur ndryshe si asnjëherë më parë përballë njëri-tjetrit duke treguar historinë e këtij rrugëtimi të bukur por njëkohësisht të vështirë për të dy.

Arjan Konomi ka qenë një ndër personat më të përfshirë në historitë e dashurive apo takimeve në këtë emision i cili që në fillimet e trasmetimit theu një rekord shikueshmërie duke u shëndrruar në një nga emisionet më të ndjekur.
Opinionisi i “Përputhen” ka treguar një nga momentet më të vështira të tij i cili ishte “Prime” i famshëm me Alvisën dhe Hysenin që Arjani e veçon si një moment aspak të mirë për të duke treguar se ishte bërë shumë protagonist i kësaj historie për shkak se ishte ai që insistoi që Hyseni të ishte në “Prime”duke theksuar dhe miqësinë me të, dhe i vinte shumë keq për situatën e krijuar.

Ai gjithashtu ka kujtuar momentin që shkon pas skene dhe nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte duke e konsideruar këtë ngjarje si një traumë të fortë.
Pas gjithë kësaj bisede të gjatë që Bora dhe Arjani patën me njëri-tjetrin ky Përputhen i fundit mbyllet me një përqafim mes tyre.