Vladimir Putin uron Bajram Begajn për zgjedhjen në krye të shtetit shqiptar

Pas zgjedhjes së tij si president i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka marrë urim nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në faqen e Facebookut të ambasadës ruse thuhet se Putin i uron suksese Bajrama Begajt në detyrën e presidentit të Shqipërisë.

“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, shkruan ambasada ruse.

Mesazhi i tij vjen në një kohë kur Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës, ndërsa ministri i Jashtëm Sergei Lavrov doli pro projektit të “Ballkanit të Hapur”.