VIDEO/ Kokainë brenda bananeve: 17 kg drogë gjenden mes frutave artificiale në Spanjë

Policia spanjolle ka gjetur 57 fruta artificiale që përmbanin shtatë kilogramë kokainë të përziera me disa bananeve të vërteta të paketuara në kuti kartoni.

Dy persona u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës, dhe një person i tretë është nën hetim zyrtar, shkruan “RT”.

Bananet e rreme janë gjetur gjatë një operacioni në qytetet bregdetare spanjolle të Malaga dhe Valencia të dielën.

Videot e marra nga vendngjarja tregojnë se si zyrtarët thyejnë “bananet e kokainës” duke përdorur kaçavida dhe çekiçë. /SYRI.net/