'Zastava', Serbia prodhon armën e shekullit 21

Fabrika e armëve me bazë ne Kragujevc, “Zastava Arms” ka kompletuar prodhimin e një modeli të ri të pushkës automatike, e cila do të prezantohet në ditët në vijim.

Ajo do të prezantohet nga forcat ushtarake të Serbisë në zonën trajnuese të Nikinci, shkruan Blic, transmeton Klan Kosova.

Ajo është një pushkë automatike e kalibrit 7,62×39 dhe 6.5 Grendel që ka tytë lëvizëse dhe i përket gjeneratës së fundit të pushkëve automatike.

Madje sipas këtij portali serb është cilësuar si arma e shekullit 21.