Pas indeksimit, rritje pensionesh në korrik

Qeveria do të rrisë edhe një herë pensionet brenda vitit 2017. Vendimi për indeksimin e pensioneve është parashikuar të miratohet nga qeveria në korrik, ndërsa rritja propozohet në zbatim të ligjit nr. 7701 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Bëhet fjalë për indeksimin e pensioneve për vitin 2017.

Indeksimi i marsit, pra rritje me 3%, u bë për çmimet e vitit të kaluar. /Shekulli