Skandali në Librazhd: Dy motra 12 dhe 14 vjeçe fejohen nga familja dhe hiqen nga shkolla

Polis Shehu ndodhet 25 kilometra nga Librazhdi. Fshat i varfër më 300 banorë.Të miturat po braktisin shkollën dhe martohen… duket si rruga e vetme për t’u larguar nga këtu. 

Dy vajza të klasës së gjashtë dhe njëra e klasës së nëntë sapo janë celebruar. Dy nga ato janë motra. Nëna e tyre ka pak fjalë për të thënë.

Të rriturit nuk e kanë pritur mirë këtë fenomen. Ka prej tyre që thonë se duhet një ligj për të penguar fejesa e martesa të minoreneve. Por ka dhe nga ato që fajësojnë prindërit e vajzave.

Në të vërtetë, fshati Polis Shehu është një vend që nuk të afron asgjë. Jeta këtu vjen nga ajo pak bujqësi e blektori.

Por për mësuesit, ky është një alarm. Ata janë të irrituar dhe të ardhmen e zonës e shikojnë të zymtë, me njerëz analfabetë dhe të prapambetur.

Shaban Gjyra thotë se njëra nga vajzat ishte një nxënëse shumë e mirë, nuk duhej të ndodhte pikërisht kështu, të largohej nga bankat dhe të martohej.

Për këtë mësues të irrituar, vendime të tilla në zonat e prapambetura të Librazhdit, po i nxit feja.

Por pavarësisht nëse njëra palë mendon zgjidhje te martesa e hershme e fëmijëve, kurse pala tjetër është kundër, këtu mes maleve të Librazhdit jeta duhet të jetë një ferr.

Edhe përshëndetjet e banorëve nuk duken normale. Kur dikush i huaj shkon në fshatin e tyre, shikojnë si të habitur. Është aq varfëri dhe izolim, saqë askush smund t’u tregojë këtyre njerëzve se si duhet të jetojnë më mirë./ Tv Klan/