VIDEO/ Më joshëse se kurrë, Enca ‘na servir’ nga Dubai projektin e ri muzikor

Kur flitet për Encën, sigurisht që të gjithë e portretizojmë si një nga këngëtaret më në zë të momentit.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan thuajse çdo ditë foto dhe video me ndjekësit.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin kurd, Navid Zardi.

Bashkëpunimi mban titullin “Kalle’ dhe disa sekuenca të videoklipit janë të xhiruara në Dubai, vend ku këngëtarja kalon shpesh-herë pushimet.

Ajo shfaqet mjaft joshëse e veshur me një ‘jumpsuit’ në ngjyrë jeshil që i tregonte hiret e saj të kolme.