Ikën drejtori i Policisë së Lezhës, ja kush e zëvendëson

Drejtori i Policisë së Lezhës është shkarkuar nga detyra. Ai ishte pezulluar disa javë më parë, por sot ka marrë shkarkimin.

Vendin e tij e ka zënë zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Ermal Muça. Ky i fundit e mbante këtë detyrë prej më shumë se 1 viti.

Ish-drejtori i kësaj policie, Dritan Lenja është i pezulluar.

Prezantimi i Muçës është bërë ditën e sotme nga zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj.