VIDEO-SYRI TV/ Përkujtohet 95-vjetori i lindjes së Çesk Zadesë, kompozitori vlerësohet si 'Nder i Akademisë'
Kompozitori Çesk Zadeja është përkujtuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe e Kosovës për kontributin e vyer në muzikë, për të cilin u vlerësua me titullin ‘Nder i akademisë’. Autori i monografisë së kompozitorit, Vasil Tole tha se Zadeja nuk u bë kurrë palë me regjimin, ai krijoi muzikën e tij përgjatë asaj kohe të vështirë, tingujt e të cilës janë të rëndësishme për historinë e muzikës në Shqipëri.
Nga SYRI TV
Përmes tingujve që aq shumë i deshi, rrëfimeve të atyre që e njohën si artist dhe e përqafuan në miqësi, kompozitori Çesk Zadeja është përkujtuar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, që në bashkëpunim me Akademinë e Kosovës, e vlerësuan me titullin ‘Nder i Akademisë’.
Kosova e rroku muzikën e artistit, gjurmët e tij shenjuan me dritë identitaren.
Një monografi për jetën artistike dhe për njeriun model të dy kohëve, Vasil Tole, autori thotë se ai nuk u bë kurrë palë me regjimin diktatorial.
Muzika e tij ka bashkëshoqëruar në rrugëtimin artistik sopranon Inva Mula dhe pianisten Dhurata Lazo, për të cilën Zadeja shkroi pjesë të veçanta.
Mungesa e të atit është e pashyeshme, e megjithatë Albani shprehet i emocionuar për qasjen e të rinjëve ndaj krijimtarisë së tij.
Çesk Zadeja do të kujtohet gjithmonë për shumëçkanë që la në kapitullin e muzikës shqiptare.