VIDEO/ Foshnja nuk pushon së qari kur e ëma e mban në duar, qetësohet pasi mbështet në shpinën e maces

Në internet mund të gjeni mijëra video të ndryshme, ku protagonistë kryesor janë foshnjat dhe kafshët shtëpiake.

E një prej tyre është ku macja e vë në gjumë foshnjën – duke u bërë virale në rrjetin sociale Reddit.

Në fakt kur e ëma mban foshnjën në duar fillon të qajë. E pasi e shtrin dhe kokën i vendos në shpinën e maces, ajo ndalet.

“Macja ime mund të vë në gjumë foshnjat. Ndoshta disa prindër edhe mund ta punësojnë”, ka shkruar pronarja e kësaj kafshe shtëpiake.

E ky truk i ka befasuar shumë ata që kanë pasur rastin ta shohin.