‘Çmim kriminal i naftës’, Vasili: E vendosi Bordi i Hajdutërisë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të Bordit të Transparencës që rriti çmimin e naftës në 258 lekë për litër.

Sipas Vasilit, ky është një çmim kriminal, duke theksuar se në Maqedoninë e Veriut një litër naftë kushton 1960 lekë të vjetra.

Për Vasilin shkak i rritjes së çmimit është sepse Shqipëria ka një qeveri grabitqarësh, ndërsa në Maqedoni ka një qeveri të përgjegjshme.

“Çmim kriminal i naftes 258 leke litri! Bordi i Hajduterise vendosi çmimin e naftes  2580 leke te vjetra litri.

Po sot ne Maqedoni nafta kushton 1960 leke te vjetra litri.

Ne Shqiperi nafta kushton 620 leke te vjetra me shume se ne Maqedoni.

Maqedonia nuk ka as Porte dhe as dalje ne det dhe as nuk prodhon nafte.

Diferenca eshte vetem nje: ne Shqiperi ka nje qeveri grabitqaresh te bere njesh me oligarket, ndersa ne Maqedoni ka nje qeveri te përgjegjshme”, shkruan Vasili