FOTO/ Kodheli refuzoi idenë e ushtrisë kundër hashashit, dhe e angazhoi atë për transportin e mobiljeve të Felajt

Debati më i madh që po zhvillohet brenda mazhorancës për angazhimin ose jo të ushtrisë në luftën kundër hashashit ka degjenerur në një situatë akoma më banale. Ndërsa ministrja Mimi Kodheli refuzoi kategorikisht bashkë me Saimir Tahirin, propozimin e Ylli Manjanit për mobilizimin e ushtrisë kundër hashashit, ajo duket se e ka bërë këtë për qëllime “madhore”.

Konkretisht një automjet i ushtrisë shqiptare është pikasur sëfundmi duke bërë rolin e tranportuesve të mobiljeve. Disa foto të publikuar sëfundi në rrjetet sociale, tregohet sesi një automjet i ushtrisë sëbashku me disa punonjës të forcave të armatosura është përdorur për të transportuar disa mobilje të cilat janë ngjitur në pallatin ku banon Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Nuk dihet nëse këto mobilje i përkisnin znj. Felaj, por është e vështirë që deduksioni të mos i takojë asaj. Përtej të gjithave ajo që e bën qesharake të gjithë këtë situatë është se ndërsa vendi po mbulohet nga hashashi dhe policia e Tahirit (për shkak të urdhërave) të ministrit nuk vepron dhe i ka dalë situate jashtë kontrollit, ministrja që e angazhoi ushtrinë e shqiptarëve për të mbledhur plehra, nuk e konsideron të udhës që ta vërë atë në funskion të luftës kundër hashashit, por e përdor atë për gjëra më madhore si fjala vjen ngarkim-shkarkim moblijesh.

Shumë fisnike si detyrë kur e mendon!...