U-21/ Shqipëri-Angli, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja U-21 zbret në fushë për ndeshjen kualifikuese të Euro 2023 teksa luan në transfertë ndaj Anglisë.

Kuqezinjtë janë para një sfide të vështirë pasi britanikët janë kryesuesit e Grupit G me 10 pikë më shumë se Shqipëria, ndërsa së fundmi britanikët fituan edhe në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-3.

Gjithsesi, me besimin për një performancë të mirë, trajneri Alban Bushi ka publikuar edhe formacionin titullar teksa në portë e nis nga minuta e parë Bruno Puja i Egnatias, ndërsa luan edhe Adrian Bajrami në mbrojtje i cili është një kontingjent edhe për kombëtaren e Rejës.

Sakaq, shiriti i kapitenit është në krahun e Jurgen Çelhakës ndërsa nga ana tjetër në sulm starton treshja Muçi, Rrapaj teksa është improvizuar në këtë rol Ismajlgeci i Tiranës.