Nuk po kuptoni asgjë, të gjithë po bini në 'kurthin' e Berishës!

Berisha ka vetëm një argument dhe “aset” për të fituar. Pluralizmin sovran, të mbledhë votën e shqiptarëve të zhgënjyer me qeverinë e një hajduti si Edi Rama, por më kryesorja, të mbledhë votën e shqiptarëve që janë lodhur me dy standardet e ndërkombëtarëve sipas sloganit: “Një hajdut në qeveri është i mirë, se është hajduti që bën çfarë i themi ne. Dhe një opozitar i akuzuar pas lobimit të hajdutit në qeveri pa asnjë provë, nuk është i përshtatshëm pasi nuk është i dobishëm si hajduti në qeveri”.

Bash tek ky elektorat i ka shpresat Sali Berisha. Me të njëjtën logjikë mundi hajdutin e opozitës, tek e njëjta formulë e sheh suksesin kundër hajdutit të qeverisë. Aq nevojë ka për këto deklaratat e ndërkombëtarëve se punojnë me një (hajdut) si Rama, por jo me një të akuzuar pa prova nga Rama, saqë dita-ditës më krijohet bindja që Sali Berisha lutet të ketë deklarata të tilla.

Vetëm një gjë mund t’i prishë planet e Berishës për të ardhur në pushtet. Në qoftë se ndërkombëtarët thonë:

Po, Edi Rama është një i korruptuar dhe i inkriminuar dhe me qeverinë e tij nuk punojnë, por dhe me lider të dizenjuar e kemi të vështirë.

Vetëm atëherë shqiptarët do i marrin seriozisht ndërkombëtarët. Por, për aq kohë sa nuk e bëjnë një gjë të tillë, Sali Berisha po udhëton drejt pushtetit. Dhe në fakt, po të ndodhte, vetëm atëherë shqiptarët do shikoheshin si qytetarë normalë europianë që nuk mund të tallesh me ta duke iu ofruar dy standarde: “Hajdutin për kryeministër  të pranueshëm dhe liderin e opozitës të akuzuar pas lobimit të hajdutit kryeministër pa asnjë provë, si të papranueshëm”!