FOTO/ Shikoni çfarë bën Saimir Tahiri pasi u largua si ministër i Brendshëm

Saimir Tahiri pasi u largua nga detyra e ministrit të Brendshëm, ka më tepër kohë të lirë për t’u marrë me aktivitete personale, sigurisht pa lënë mënjanë edhe punët e PS për të cilat u largua nga punët e shtetit.

Në një status në Facebook, Tahiri ka publikuar një foto me një bari nga Picalla, fshat në Tiranë.

“E djele me Ramizin, bariu nga Picalla :) Ben aq pune sa nuk ka kohe per llafet e politikes se madhe :)”, shkruan Tahiri në Facebook.