Donald Lu ‘qetëson’ Ramën: Trump nuk më ka njoftuar se kërkon zgjedhje të lira

Edi Rama i zënë "mat" po kërkon shpëtim nga diplomat me mandat të mbaruar ose në fund të mandatit. Kjo pas dështimit të plotë të axhendës private të Ditmir Bushatit në Uashington.

Bëhet e ditur për Syri.net se më 3 Prill Donald Lu ka thirrur në ndihmë edhe ish-ambasadorin Arvizu. Sot Top Channel raporton se një burim i tretë në ambasadë na thotë se Trump nuk i ka siguruar mbështetje Bashës për zgjedhje të lira.

Ndiqeni vetë çfarë shkruan televizioni i qeverisë shqiptare:

Top Channel iu drejtua ambasadës së Shteteve të Bashkuara ne në Tiranë dhe e pyeti se në çadër zoti Basha duket se pretendon se ka mbështetjen e administratës Trump për protestën e PD. A është kjo e vërtetë?

Përgjigjja e një prej zëdhënësve të Ambasadës ishte kjo: “Jo. Qeveria e Shteteve te Bashkuara mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikëve, por këto çështje nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar Parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet, apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për t’i zgjidhur këto”. /Top Channel/