Pas thashethemeve të ribashkimit me Borën, Donaldi 'kapet mat' me vajzën misterioze

Pas lajmeve se Bora dhe Donaldi janë rikthyer bashkë, një video që doli në qarkullim sugjeroi të kundërtën. Donaldi shikohej në ambjentet e një clubi teksa ndodhej mjaft afër një vajze misterioze duke i bërë akoma më konfuz fansat.

Aludimet nisën direkt se kush ishte identiteti i kësaj vajzës pasi për shkak të ambjentit dhe ndriqimit ishte e vështirë të dallohej.

Por mesa duket gjithë kjo zhurmë paska qenë për asgjë pasi vajza në fjalë ishte pikërisht ish-konkurentja e “Big Brother Vip”, Fifi, më të cilën Donaldi krijoi marrëdhënie mjaft të ngushta.

Akoma mbetet e paqartë nëse ai është rikthyer me Borën pasi asnjëra palë nuk ka konfirmuar diçka. Pavarësisht kësaj provat dhe fotot nuk gënjejnë pasi dyshja janë parë së bashku duke bërë pazar në outletin Seravalle në Genova. Kjo nuk është hera e parë pasi ata janë parë edhe më herët së bashku.

Ndërkohë Bora reagoi pak kohë më parë, ku hodhi poshtë të gjitha thashethemet për një duet apo bashkëpunim me Donaldin.

Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambjentet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisonin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj…”, shkruante Bora.