VIDEO/ Përplas kokën në gomën e pasme të motorit, aksident i frikshëm në MotoGP

Një aksident i frikshëm u regjistrua ditën e djeshme pas nisjes së garës së MotoGP, në Katalunjë.

Japonezi, Takagi Nakagami Taka Nakagami u përplas në pjesën e pasme të GP22 të Pecco Bagnaia në fillimin e GP të Katalonjës në një incident të tmerrshëm.

Nakagami hyri shumë shpejt në kthesën e parë dhe humbi kontrollin e motorit të tij, duke u përplasur me kokë në gomën e pasme të motorit.

Përplasja ishte shumë e fortë dhe kaska e japonezit u shkatërrua nga forca e saj. Fatmirësisht, japonezi nuk pësoi dëmtime të rënda.