Pasi degradoi flotën shqiptare, Rama poston VIDEO: Ja si digjet Sazani

Kryeministri Edi Rama u kujtua se ishulli i Sazanit po digjet. Ai postoi një video online, duke treguar se si duket nga lart ishulli në flakë.

Video është bërë nga një helikopter në misioni mbikëqyrës. Por për mjete ajrore që të fikin flakët, nuk bëhet fjalë.

Pak ditë më parë, BIRN raportoi në një investigim se vera pritet të jetë e vështirë pasi nuk ka helikopterë për të shuar zjarret.

“Aleati i vogël i NATO-s bleu një flotë të shtrenjtë helikopterësh “Cougar”, por nuk ia doli të garantojë mirëmbajtjen e saj, duke cenuar sigurinë e pilotëve dhe efikasitetin e forcave ajrore shqiptare në operacionet e emergjencave civile,” shkruan BIRN.

Pasi degradoi flotën ajrore shqiptare, Rama i ka degdisur helikopterët për riparim, ndërsa nuk dihet se kur do vijnë.