Të paktën tre persona u vranë para një klubi nate në Tenesi

Të paktën tre persona u vranë dhe 14 u plagosën nga të shtënat para një klubi nate në Katanuga, Tennessee, raporton ABC News, duke thënë se ky është sulmi i dytë masiv në atë qytet javën e kaluar.

Dy persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri dhe një u vra në një aksident automobilistik, tha kreu i policisë lokale, Celeste Murphy.

Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga automjetet që po largoheshin nga vendi i përplasjes.

Murphy u tha gazetarëve se të shtënat ishin një "incident i izoluar" dhe se ndoshta kishte "më shumë sulmues".

Më herët sot, policia njoftoi se të paktën tre persona u vranë dhe 11 u plagosën në një të shtëna në Filadelfia, pasi më shumë se një duzinë njerëz u vranë së fundmi nga të shtënat në Teksas dhe shtetet e Nju Jorkut dhe Oklahomas.