Po transportonte 2 shqiptarë drejt Greqisë, prangoset 54-vjeçari

Vihet në pranga një 54-vjeçar në afërsi të PKK Kakavije, duke transportuar 2 shtetas, që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Ai po i transportonte emigrantë shqiptarë kundrejt fitimit, me qëllim që të kalonin kufirin për në   Greqi, në mënyrë të paligjshme.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shërbimet e DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kanë bërë arrestimin e shtetasit H. A., 54 vjeç, banues në Mallakastër. Ky shtetas u arrestua pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 shtetas shqiptarë, me qëllim që të kalonin kufirin për në   Greqi, në mënyrë të paligjshme.” – njofton policia.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Fshehja e të ardhurave".