Procesi antikushtetues, Rama zgjedh Presidentin e Republikës

Mazhoranca socialiste me në krye Edi Ramën, ka zgjedhur Gjeneralmajor Bajram Begaj, Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë me 78 vota. 

Në procesin e votimit morën pjesë 83 deputetë, ku Begaj mori  78 vota pro, 4 kundër dhe 1 apstenim, pasi opozita e kryesuar nga PD dhe aleatët e saj u larguan nga salla e Kuvendit me argumentin se kandidatura e propozuar nga PS ishte antikushtetuese. 

Sipas opozitës, Bajram Begaj nuk mund të ishte kandidat për President i Republikës, pasi ishte në funksionin e ushtarakut aktiv si Shef Shtabi i Forcave të Armatosura në momentin e propozimit nga mazhoranca soacialiste.