Dua Lipa hedh pas krahëve historinë me Anwar Hadid, nis një romancë të re

Pas ndarjes së bujshme nga Anwar Hadid, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është vënë shpesh në qëndër të vëmendjes për sa i përket jetë së saj sentimentale.
A është dikush në jetën e këngëtares? 

Fansat kanë aluduar menjëherë pas disa fotove të saj me Yigit Turhan, drejtorin e markës së Valentinos. 

Ata janë parë shumë pranë njëri-tjetrit duke shijuar kohën e lirë së bashku.

Ajo ndodhet në Itali për turin e saj të koncerteve “Future Nostalgi”. 

Kujtojmë se para pak ditësh këngëtarja u rrëzua në skenë gjatë performancës së saj në Milano, teksa këtë gjë e mori me humor duke e postuar këtë moment në Insta Story-n e saj.

Për sa i përket romancës së saj të re mbetet për tu parë nëqoftëse Dua do dojë ta ndajë me fansat e saj këtë histori.