Gjendet në Manastir granatë e pashpërthyer nga Lufta I Botërore

Granatë e pashpërthyer 105 mm nga Lufta e Parë Botërore është gjetur nën një një shtëpizë në Manastir.

Siç njoftojnë nga Ministria e Brendshme, banori J.D nga Manastiri dje në orën 16:05 ka paraqitur se në kopshtin e tij në vendin “Bimbil Kamen” ka gjetur granatë 105 mm, e cila daton nga Lufta e Parë Botërore.

Nga ana e personave kompetentë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, granata është siguruar dhe është marrë për hetim të mëtejshëm./Tetova sot