Horror në Kongo, grupi militant u pret kokat 40 policëve

Një grup militant ne Kongo u ka prerë kokat rreth 40 policëve në një pritë tragjike  në provincën qendrore të Kasai, thonë zyrtarët lokalë.

Luftëtarët e grupit “Kamwina Nsapu” sulmuan një autokolonë policie, shkruan “BBC”.

Gjashtë policë lokale u liruan, por të tjerët u vranë, tha presidenti i asamblesë Kasai Francois Kalamba.

Trazirat në Kasai filluan gushtin e kaluar, kur forcat e sigurisë vranë kur kreun e grupit.

Sulmi i së premtes kishte shënjestër një konvoj policie që po udhëtonte mes dy fshatrave lokale

Guvernatori bëri të ditur se një hetim kishte filluar hetimi për  vrasjet makabre./SYRI.net/